Flet “dashnorja më e suksesshme”: Tradhtitë bashkëshortore u shumëfishuan gjatë pandemisë


Njerëz të ngecur në marrëdhënie të palumtura, kanë më shumë gjasa të kryejnë tradhti bashkëshortore këtë vit, thotë e njohura ndryshe si “dashnorja më e suksesshme e Britanisë”, e cila parashikon se me zbutjen e masave kufizuese, më në fund ngërçi se*ksual i shkaktuar nga pandemia mund të çlirohet.
48 vjeçarja Gweneth Lee, nga Chelsea në Londër, thotë se po ‘përpëlitet’ mes tre marrëdhënieve me burra të pasur, që prej lejimit të qytetarëve të kalojnë natën në shtëpi të miqve, më 17 maj.

Ish-modelja u bë vejushë 10 vjet më parë kur burri i vd*iq dhe tashmë thotë se ka pasur më shumë se 100 lidhje të tjera gjatë dekadës së fundit. Ajo refuzon te quhet ‘pr*ostitute’. Lee tregon se partnerët e saj tradhtues po çlirojnë tensionin se*ksual pasi tani është më e thjeshtë sesa gjatë pandemisë.
Ajo thotë: “Nuk e dija që mund të kisha kaq shumë punë, ka një çmenduri tradhtish që po ndodhin mes çifteve. Bashkëshortë të mërzitur janë të dëshpëruar për zbavitje dhe njerëzit më në fund po bëjnë përsëri se*ks të rastit”.

Ajo thotë se është takuar me tre të dashur që prej heqjes së kufizimit të se*ksit rastësor në Britani, të hënën e shkuar.
“Njëri është një pronar hoteli që kaloi një vit të vështirë me biznesin, pasi shumica e hoteleve iu mbyllën prej pandemisë.” Një tjetër i dashur i saj me pagesë është financier në Londër, me të cilin takohen në zyrën e tij, pasi gruaja e fëmijët e tij janë në shtëpi.

Zonja Lee thotë se nuk e konsideron veten ‘pr*ostitutë’, por mburret me dhuratat e të dashurve, duke treguar një biçikletë me vlerë 3,000 paundë, madje dhe një pikturë 20,000 paundë nga Salvador Dali, përvec dërgesave të rregullta nga dyqane të shtrenjta rrobash e bizhuterish.

Baby Boo