Flet Boesel pasi e humbi titullin, edhe pse kishte premtuar fitore me nokaut kundër Krasniqit


Dominic Boesel e humbi titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në IBO pas një nokauti dërrmues që ia shkaktoi Robin Krasniqi, kosovari i Gjermanisë të cilin ishte zotuar se do ta rrihte me nokaut.
Boksieri kosovar Krasniqi, i cili lufton nën flamurin gjerman, e mposhti Boeselin me një nokaut mbresëlënës në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg dhe u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, raporton Gazeta Express.

Para meçit, Boesel kishte shprehur vetëbesim të madhe, duke thënë se do të fitonte me nokaut.
Boesel, i cili po e mbronte titullin për herë të parë pasi e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar, nuk mundi të çohet në këmbë pas goditjes dërrmuese që ia dha Krasniqi.

E djathta e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përp*las për dyshemeje.
Pas meçit, Boesel tha se nuk do të dorëzohet.
“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, tha Boesel pas meçit.

Baby Boo