Flet axha i Lulzimit: Fëmijët dhe granimi janë të sigurtë por të rriturit…


Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur sot se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar imami.

Agim Hamza drejtori i shkollës “Enver Maloku” ka thënë se mbi 10 nxënës të familjeve Kadriu e Adbullahu nuk po e vijojnë mësimin dhe gjinden të ngujuar pas rastit që ka ndodhur.

Axha I të ndjerit Lulzim Fejzullahu përmes një interviste për një media lokale në Podujevë ka tënë se nuk ishte në dijeni që nxënësit nuk po e vijonin mësimin.

I njëjti ka thënë se ata kanë leje që ta vazhdojnë mësimin, por për të rriturit tha se e dijnë ata se si të veprojnë, duke lënë të kuptohet se do mbështetet në ligjet e Kanunit.

Fëmijët janë t ëlirë të vijojnë mësimin, të kuptohemi për fëmijë po flas, kurse të rriturit e dijnë ata vet nuk janë të lirë. Zog pule mema bo zoti unë me këmbë nuk e shkeli. Fëmija e granimi janë të lirë”, ka deklaruar ai.

Baby Boo