Flet ambasadorja e Kosovës në Itali: “Ne jemi shtet laik, jo shtet musliman…”


Ambasadorja e Kosovës, Alma Lama, në një intervistë për Secolo d’Italia sqaron pozicionin e shtetit të Kosovës…

Ku po shkon Kosova? Il Secolo d’Italia intervistoi Alma Lama, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Kosovës, që nga nëntori 2016. Anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë deputete për dy legjislatura.

Ambasadore e dashur, kanë kaluar dhjetë vjet, qëkur vendi juaj është shpallur i pavarur nga Serbia. Pavarësia e saj nuk njihet nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe Kosova ende administrohet nga një mision ushtarak i OKB-së. Shteti juaj pretendohet nga Serbia. A janë tejkaluar këto polemika apo vazhdojnë?

Kosova ka qenë shtet i pavarur dhe sovran për dhjetë vjet. Për të arritur në fazën e pavarësisë, nevojiten përpjekje të mëdha nga populli i Kosovës, i cili për një shekull të tërë u keqtrajtua dhe diskriminohej nga regjimet e ndryshme të Beogradit. Ndërsa lufta e viteve 1998-1999, fundi i së cilës, fatmirësisht për ne, u shënua nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s, ishte kapitulli i fundit i dekadave të përgjakshme. Kjo nuk ka të bëjë me rimarrjen e territorit të Serbisë, por po bëhet fjalë për rilindjen nga dhuna pas një pushtimi sekular. Ligji historik triumfoi në vitin 1999, në sajë të zbatimit të një axhende humanitare në institucionet më të larta ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, sepse kjo agjendë që i përmbahej ligjit u imponua nga Perëndimi.

Polemika mbi pavarësinë e Kosovës do të vazhdojë derisa politikanët serbë të ushqejnë popullin serb me përralla dhe legjenda, që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin në Kosovë. Aktualisht, Kosova është e njohur nga pothuajse të gjitha vendet e BE-së dhe nga bota demokratike, si dhe nga shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara. Tani kemi 117 njohje dhe përkundër pengesave të Rusisë dhe Serbisë, numri i tyre po rritet nga viti në vit. Në lidhje me Serbinë, ne jemi të përfshirë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE dhe pjesa konstruktive në këtë dialog jemi ne, pavarësisht nga plagët e pashlyera. Serbia, nga ana tjetër, nuk po dëshmon të jetë e gatshme, për të zbatuar marrëveshjet që ka nënshkruar.

Baby Boo