Flasin familjarët e kumanovares së ndjerë nga koronavirus: “Nuk na treguan se ka koronavirus, na thanë se vdiq nga sulmi në zemër”


Familjarët e kumanovares së ndjer nga KOVID19 për Tv Telma kanë deklaruar se ajo asnjëherë nuk ka qenë jashtë vendit, dhe se askush atyre nuk u ka treguar se ajo ka vdekur nga Korona virusi, por se ka vdekur nga “vdekje kardiake”.

Familjarët e të ndjerës për Tv Telma kanë deklaruar se Gordana Dimovska asnjëherë të vetme në katër vitet e fundit nuk ka qenë jashtë vendit, ndërsa vitin e fundit jashtë vendit nuk ka qenë as djali i saj i cili për momentin gjendet në Klinikën Infektive në Shkup. Ata reagojnë ndaj informacioneve të plasuara në media nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe thonë se të gjitha testet që janë bërë kumanovares 57 vjeçare kanë qenë negative ndaj KOVID19.

Ishim dje pas orës 9, para dritareve në vizitë në Repartin infektiv dhe kemi biseduar me atë dhe birin e saj. Atje zakonisht nuk ka vizita. U ankuan se nuk marrin asgjë nga mjekët. Deri sa flisnim për një moment asaj ju keqësua gjendja, i briri I cili ishte me të gjatë gjithë kohës tentonte ta ndihmonte dhe reanimonte. Atëherë u paraqitën mjekët për ndihmë, pasi që i biri i të ndjerës thërriti me zë të lartë. Kur arritëm deri te dera, askush nuk doli të na thotë gjë. Kaluan disa pastruese dhe kur kuptuan se ne jemi familjarët e saj na thanë Zoti e mëshiroftë”, kanë deklaruar për Tv Telma të afërmit e të ndjerës, përcjell Koha.mk

I biri i saj pas vdekjes së nënës së tij, së pari është transferuar në në Pulmologjin e Shkupit, por pasi që është publikuar informacione se bëhet fjalë për rast me Korona, ai është transferuar në Klinikën infective në Shkup. Edhe në dokumentin që u është dhënë si vërtetim për vdekjen e saj qëndron se sjkaktar i vdekjes është Cardiac arrest. Familjarët thonë se për shpalljen e familjarës së tyre si e vdekur nga Korona kanë marrë vesh sot gjatë varrimit kur policia ka ardhur për t’iu dhënë se ceremonia e varrimit duhet të ndërpritet. Por, pasi dy orësh u është lejuar që ta varrosin të ndjerën.

“Deri më tani nuk janë tëstuar as familjarët e të ndjerës, e as që është bërë ndonjë intervenim në Repartin invektivtë Kumanovës”, thonë të afërmit e të ndjerës. Ndryshe, në preskonferencën e së dielës ministry i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftojë se 57 vjeçarja nga Kumanova post-mortum është konstatuar se e ndjera ka qenë e infektuar nga KOVID19.

Baby Boo