Flasin dëshmitarët që kanë parë aksidentin: Ne ishim aty, njerëz nuk kishte

Një person i cili ka parë aksidentin e veturës që ishte me dy policë, tashmë të zhdukur në lumin Lepenc, ka treguar për Klan Kosovën se çfarë kishte ndodhur natën e aksidentit.

Ai ka thënë se e ka parë aksidentin dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Dëshmitari tha se në vendin e ngjarjes gjeti pranga të policisë e armët e tyre, por njerëz nuk pa asnjëherë.

Ndryshe, kërkimi për dy policët është ndërprerë për sonte, për të vazhduar nesër herët në mëngjes.

Deri tani, kërkimet kanë rezultuar me gjetjen e disa pjesëve të veturës së polic.