Flamurin i Kosovës: Nexhmdin Spahiu po pretendon se ia vodhën idenë, publikon dëshmi


Publicisti i famshëm kosovar, Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook, po pretendon se flamuri i Kosovës është plagjiat, dhe se është propozuar nga ia në vitin 1998. Spahiu ka thënë se flamuri i propozuar nga ai në vitin 1998 ishte publikuar në gazetën Java.

“Shihet qartë se flamuri aktual është plagjiat i propozimit tim të hershëm (1998) për të cilin me shumë përkushtim jam përpjekur t”i bindë politikanët e Kosovës dhe nderkombetarët miq të Kosovës”, ka shkruar Spahiu.
Postimi i plotë:

Faktet janë kokëforta. E gjeta gazetën JAVA të Migjen Kelmendit, të 15.03.2007, pra gati një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku është botuar propozimi im për flamur të Kosovës i vitit 1998, dhe disa propozime për flamur të kameramanit Zijadin Avdiu dhe disa propozime të gazetarit Mentor Shala. Shihet qartë se flamuri aktual është plagjiat i propozimit tim të hershëm (1998) për të cilin me shumë përkushtim jam përpjekur t”i bindë politikanët e Kosovës dhe nderkombetarët miq të Kosovës.

Baby Boo