Flamuri shqiptar pjesë e festës së VMRO-DPMNE-së në Shkup


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka filluar festën para selisë së tyre qendrore në Shkup.
Mirëpo ajo që është kapur nga mediat, është se krahas flamurit maqedonas, në këtë festë është valvitur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

VMRO-DPMNE më herët shpalli fitore në Bashkinë e Shkupit, me kandidaten e pavarur që është përkrahur nga ata, Danella Arsovska, e cila përveç tyre në raundin e dytë e ka marrë edhe mbështetjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Arsovska në garë për Bashkinë e Shkupit ka qenë me kryetarin aktual Petre Shilegov, i cili ka qenë kandidat i LSDM-së.
Theksojmë që partia maqedonase OBRM-PDUKM, në ciklet e mëparshme zgjedhore ka pasur retorikë anti-shqiptare, ndërsa tani udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, i cili është pasardhës i Nikolla Gruevskit.

Baby Boo