Flamuri kuqezi shihet në ballë të prot*estës në Greqi ku u dogj flamuri i Turqisë


Prot*estuesit ortodoksë grekë e kanë djegur flamurin turk si shenjë pro*teste kun*dër shndërrimit të Hagia Sofias në xhami. Ky akt u krye të premten në Selanik. Diçka që bie në sy është edhe prania e flamurit kuqezi në ballë të prot*estës.
Prot*estuesit mbanin në duar flamuj grekë dhe flamuj të ortodoksizmit duke brohoritur parulla kundër Turqisë para konsullatës së këtij shteti në Selanik.

Sidoqoftë, aty vërehet edhe një version i vjetër dhe i modifikuar i flamurit kuqezi ku mbi shqiponjë ndodhet një kurorë me kryq.
Të premten kisha Hagia Sofia në Selanik organizoi meshë të veçantë në të cilën morën pjesë shumë njerëz.
Ndërkohë Turqia e ka dënuar aktin e djegies së flamurit të saj dhe deklaratat e zyrtarëve grekë. Ky reagim erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Greqia edhe një herë e shfaqi urre*jtjen e saj për Islamin dhe Turqinë me justifikimin e reagimit ndaj hapjes së Xhamisë Hagia Sofia për lutje”, tha zëdhënësi i kësaj ministrie Hami Aksoy.
Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje mes vete për disa çështje përfshirë hapësirën ajrore dhe sovranitetin e Qipros.

Baby Boo