Flakët nuk ndalen, makina përfshihet nga flakët në Llogara


Një automjet është djegur në teksa lëvizte në aksin Vlorë-Himarë. Ngjarja ka ndodhur në qafën e Llogarasë.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa fatmirësisht personat që udhëtonin me makinë kanë mundur të dalin pa pësuar lëndime.

Djegia e makinës ka bllokuar për disa minuta edhe qarkullimin e mjeteve ndërsa policia e Vlorës bën me dije se dyshohet që zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknike në mjet.

Baby Boo