Flaka Surroi për Halil Kastratin: Nuk është bamirësi ajo që promovohet në media


Publicistja e njohur Flaka Surroi përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook ka dhënë një goditje deri tek humanisti i njohur Halil Kastrati, shkruan Pa Censurë.

Surroi në shkrimin e saj pa përmendur emra deklaron se nuk është kurfarë bamirësie ajo që promovohet në media dhe në konferenca për shtyp.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp.
Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë.
Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë.” ka shkruar Surroi.

Ndryshe humanisti Halil Kastrati mbrëmjen e kaluar në emisionin Oxygen në Klan Kosova njoftoi se më 17 shkurt në Pavarsinë e Kosovës do të dhurojë edhe 17 banesa të tjera për nevojtarët. /Pa Censurë/