Fjolla Morina: Zhveshja nuk ka të bëjë me fe, unë i lutem Zotit dhe ne të gjithë jemi njerëz normal


Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, muajve të fundit përveç muzikës ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një dyqan veshjesh për fëmijë, të cilin e ka emërtuar me emrin e vajzës së saj të vogël, Alayah.

Për eksperiencën e re si sipërmarrëse por edhe faktin se pse nuk ka qenë kohëve të fundit shumë aktive në muzikë, Fjolla diskutoi në një intervistë të re për “Prive”.

Teksa foli rreth karrierës së saj, këngëtarja u pyet edhe për fotografinë që publikoi në fillim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku u shfaq e mbuluar me shami.

Baby Boo