Fjolla Morina shtatzënë? Përgjimet e reja të Fisnikut në lidhje me mashtrimin e 18 mijë eurove në Maldive e nxorën “zbuluar” këngëtaren


Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, janë përfshirë në një skandal përgjimesh.
Dyshja të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar gjatë pushimeve në Maldive, janë akuzuar nga një agjenci turistike se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në emisionin “Kiks”, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjollën. Partneri i Fjollës, Fisnik Syla akuzohet se i ka borxh 18 mijë euro një agjencie turistike.

Ndërkohë, së fundmi është publikuar një tjetër përgjim rreth rastit në fjalë nga Klan Kosova, ku janë shfaqur tabulatet telefonike mes Fisnikut dhe pronarit të agjencisë.
Në mes të bisedës mund të dëgjohet se si Syla bën be mbi fëmijën në ardhje të Fjollës, duke thënë shprehimisht: “Pasha këtë evlad që e kam në barkë, që e ka Fjolla në barkë”.

Vitin e kaluar ishte raportuar në mediat rozë për një shtatzëni të mundshme të Fjollës, mirëpo vet këngëtarja nuk kishte deklaruar asgjë rreth kësaj teme.
Mesa duket, gjatë rrugës ajo është detyruar të ndërpresë shtatzëninë e tretë, për arsye që nuk janë bërë të ditura për opinionin. Këngëtarja e hitit “Fb” ka edhe dy fëmijë të tjera nga lidhjet e saj të mëparshme, vajzat Alayah dhe Leandra.

Baby Boo