Fjalimi i përkthyer i Erdogan-it: Po të kapemi përdore, e ngrejmë Shqipërinë në këmbë


Kryeministri i Shqipërisë udhëtoi sot drejt Turqisë, ku edhe bëri thirrje për ndihma në adresë të vendeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Stamboll, Rama shpeshë herë përmendi Kuranin, duke thënë se asnjë gjethe nuk e prek tokën pa lejen e Zotit.

Në konferencën ndërkombëtare për investimet publike e private të organizuar nga presidentit turk Rexep Tayyip Erdogan, Rama tha se të dhënat janë tronditëse për dëmet që u shkaktuan në Shqipëri.

Së fundi kryeministri shqiptar publikoi edhe video-n e fjalimit të presidentit turk, Erdogan të përkthyer në shqip, transmeton Indeksonline.

Erdogan në këtë fjalim ndër të tjerash thotë se konferenca islamike ka 50 anëtarë dhe nëse ata të gjithë kapen përdore e ngrejnë sërish Shqipërinë në këmbë.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo apo pakë, ne e ngrejmë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë. Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.

Baby Boo