Fjalimi i madh i Charlie Chaplin në finalen e filmit për Hitlerin


Më vjen keq, por nuk dua të jem perandor. Nuk dua të sundoj apo komandoj askënd. Unë do të doja t’i ndihmoja të gjithë: hebrenjtë, arianët, njerëzit të bardh e zinj.

Të gjithë ne njerëzit duhet të bashkohemi, të ndihmojmë gjithmonë njëri-tjetrin, të gëzojmë për lumturinë e të tjerëve. Mos urreni dhe mos përbuzni njëri-tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë.

Natyra është e pasur dhe e mjaftueshme për të gjithë ne. Jeta mund të jetë e lumtur dhe e bukur, por ne e kemi harruar atë. Lakmia na ka helmuar zemrat, e ka zhytur botën në urrejtje, duke e çuar drejt gjërave më të shëmtuara.

Ne kemi mjetet për të bredhur, por jemi mbyllur në vetvete. Makina e bollëkut na ka dhënë varfërinë, shkenca na ka bërë cinikë, aftësia na ka bërë të fortë dhe të këqij. Mendojmë shumë dhe ndiejmë pak.

Më shumë se makina, ne kemi nevojë për njerëzimin, më shumë se aftësi kemi nevojë për mirësi. Pa këto cilësi, jeta është e zbrazët dhe e dhunshme dhe gjithçka është e humbur.

Aviacioni dhe radioja i kanë bashkuar njerëzit, vetë natyra e këtyre shpikjeve pretendon mirësinë e njeriut, pretendon vëllazërinë universale. Bashkimi i njerëzimit. Edhe tani zëri im arrin miliona njerëz.

Miliona burra, gra, fëmijë, të dëshpëruar, vik tima të një sistemi që kërkon që njerëzit të veçojnë, poshtërojnë dhe tort urojnë njerëzit e pafajshëm. Atyre që na ur rejnë u them: mos u dëshpëroni!

Sepse lakmia që na urdhëron është vetëm një e keqe kalimtare, si pamjaftueshmëria e njerëzve që kanë frikë nga mrekullitë e përparimit njerëzor.

Urrejtja e njerëzve zhduket bashkë me diktatorët. Pushteti që ata morën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe çfarëdo mjeti që ata përdorin, liria nuk mund të shtypet. Ushtarë!

Mos u dorëzoni para njerëzve brutalë, njerëzve që të urdhërojnë dhe që të përbuzin, që të kufizojnë, njerëzve që të thonë çfarë të thuash, çfarë të bësh, çfarë të mendosh dhe si të jetosh!

Kush ju sundon, ju kushtëzon, ju trajton si kafshë! Këtyre njerëzve ju dorëzoheni pa shpirt! Njerëz makineri me makineri në vend të trurit dhe zemrës.

Por ju nuk jeni makineri! Ju nuk jeni bisha! Ju jeni njerëz! Ju mbani dashurinë e njerëzimit Ju nuk ur reni. Ata që urrejnë janë vetëm ata që nuk kanë dashurinë e të tjerëve.

Ushtarë, mos mbroni skllavërinë, por lirinë! Mos harroni se në Ungjillin e Lukës shkruhet: “Mbretëria e Perëndisë është në zemrën e njeriut”. Jo i një njeriu të vetëm, por në zemrat e të gjithë njerëzve.

Ju, njerëzit, keni forcën për të krijuar makina, përparim dhe lumturi. Ju, njerëzit, keni forcën për ta bërë jetën të bukur dhe të lirë.

Ju që mund të bëni një aventurë të mrekullueshme nga kjo jetë. Ushtarë, në emër të demokracisë, le t’i bashkojmë këto forca.

Të bashkohemi të gjithë! Le të luftojmë të gjithë për një botë të re, e cila u jep të gjithëve një punë, shpresë për të rinjtë, qetësi për të moshuarit dhe siguri për gratë. Duke ju premtuar këto gjëra, njerëzit kanë ardhur në pushtet.

Ata gënjyen! Ata nuk i kanë mbajtur këto premtime dhe nuk do t’i mbajnë kurrë. Dhe ata nuk do t’i japin askujt llogari. Ndoshta diktatorët janë të lirë sepse robërojnë popullin.

Ne luftojmë për t’i mbajtur ato premtime. Për të thyer kufijtë dhe barrierat. Ne luftojmë për të eliminuar lakminë dhe urrejtjen. Një botë e arsyeshme në të cilën shkenca dhe përparimi u japin të gjithë njerëzve mirëqenie. Ushtarë! Në emër të demokracisë, të gjithë të bashkuar!”

Baby Boo