Fjalimi emocionues i heroinës, Vasfije Krasniqi-Goodman, qan gjatë fjalimit të saj


Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është njëra nga të dhunuarat e luftës së luftës së fundit, ajo ka mbajtur sot një fjalim shumë emocionues në seancën parlamentare në shënim të ditës së gruas, ajo nuk ka mundur që t’i mbaj lotët teksa ka folur për atë se çfarë ka kaluar.

Krasniqi-Goddman, ka thënë se neve viktimave na kanë lënduar shumë., dhe se vendi ynë na ka stigmatizuar.

“Edhe prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që neve viktimave na kanë lëndu shumë”, tha ajo.
Ajo ka iu ka drejtuar deputetëve se ku ishit ju para 20 viteve, përderisa ju dhunuan gratë.

“Vendi jonë na stigmatizon. Po ku ishi ju atëherë para 20 viteve, a ishi në tavana kur ju dhunu gruaja nëpër dhoma, e ku e morët ju guximin me lanë atë gru me fmi me e braktisë, ku ishin djemtë që e panë nanën tu ja dhunu edhe e përzunën, po e mban gruan te shpija, pa e ditë se edhe grunë ja kanë dhunu”, tha Krasniqi.

“Ku ishi ju kur u dhunu Jeta 7-vjeçare, e tash ju çka po boni, për me na e lehtësu neve jetën. Duhet me ju ardhë turp që po na viktimizoni për çdo ditë ju neve, nuk po dojmë kurrgjë tjetër prej shteti, përveç drejtësi, po dojmë mbrojtje, me na përkrah me na mbështetë çka na ka ndodhë neve është kanë krim i luftës dhe ju nuk ishi aty me na mbrojtë”, është shprehur ajo.

Si keni ju ftyrë kur te dini që gruaja juve e vajza ndihet më mirë të shkojë te një shoqatë se sa të mbështeten te ti. Që 20 vjet boll ju kemi duru, ma nuk ju durojmë për atë se çka na keni shti me përjetu”, shtoi, derisa ka kërkuar nga deputetët që të trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

“I lusim deputetët që krimet e luftës me i marrë me seriozitet, se boll ke që 20 vjet mos me u dënu kërkush, ju e dini që unë rastin e kam hup, po unë nuk kam me u nalë, kam me luftu që tjerat të kenë drejtësi. Unë e di çka është me luftu për drejtësi e mos me pas kërkan me ta jep një këshillë”, ka thënë ajo.

Baby Boo