Fjalim i presidentit Pendarovski: Kovid-19, gjendje e jashtëzakonshme dhe zgjedhje parlamentare


A do të jetë më e qartë se si do të vazhdojë funksionimi i vendit në muajt e ardhshëm pas fjalimit të sotëm nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i paralajmëruar për në mesditë? Pendarovski pritet të përgjigjet në pyetjet se kur do të ketë seancë të Këshillit të Sigurimit dhe cili do të jetë vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës së koronavirusit, i cili gjithashtu do të jepte disa sqarime nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend.

Maqedonia e Veriut funksionon me Qeveri teknike, mandati i së cilës është të organizojë zgjedhjet parlamentare, edhe pa Kuvend, i cili u shpërnda në shkurt, për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në 12 prill. Pande(MEDIAL) me koronavirusin i ndryshoi planet e zgjedhjeve, kështu që ato me Dekret me fuqi ligjore u shtynë gjegjësisht ndërprenë. Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme që nga 18 marsi.

Është e sigurt që qeveria teknike e udhëhequr nga Kryeministri Oliver Spasovski nuk do të kërkojë gjendje të re të jashtëzakonshme ose vazhdimin e katërt që Pendarovski e shpalli pas Këshillit të Sigurimit në 30 maj dhe përfundon në 14 qershor. Hapat e ndërmarra nga Qeveria duke miratuar disa dekrete me fuqi ligjore, siç është ai për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore, por edhe deklarata e djeshme e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe tregojnë se kjo nuk do të ndodhë kësaj here, edhe pse ditët e fundit numrat e infektuarve janë mbi 100 në ditë, dhe vetëm dje vdiqën pesë pacientë.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe dje në  konferencë për media tha se përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, sidomos në Shkup, Likovë, Shtip dhe disa vende të tjera në vend, nuk duhet të ketë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, por që do të ketë rezultate vetëm nëse ka kontrolle më intensive për mbajtjen e maskave ​​dhe parandalimin e grupimit, veçanërisht në mbrëmje.

Presidenti Pendarovski ishte një ndërmjetësues, siç tha ai vetë në një intervistë, në takimet e liderëve të mbajtura në Villa Vodno nën masa të intensifikuara për mbrojtje kundër krizës së koronvirusit, me qëllim të dialogut dhe tejkalimit të dallimeve në lidhje me datën e zgjedhjeve nga ana e partive. Ai gjithashtu pritet të thotë sot nëse ekziston bazë për një takim të ri. Që prej mesditës së djeshme, sipas burimeve të partisë, nuk kishte asnjë iniciativë për të mbajtur një takim të tillë, por as qeveria dhe as partia opozitare nuk thanë nëse kishte ndonjë dialog mes tyre apo pikëpamjet e partisë u shkëmbyen vetëm përmes komunikatave dhe mediave.

Partitë në pushtet LSDM dhe BDI janë të mendimit se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik, ndërsa VMRO-DPMNE nuk shpall qëndrim për datë. Mediat po raportonjë gjithnjë e më shumë informacione jozyrtare në lidhje me zgjedhjet e korrikut, por këto informacione mbetet të konfirmohen ose mohohen këto ditë. Nëse partitë nuk arrijnë kompromis, për të cilin vazhdimisht po e thërrasin njëri-tjetrin, është e mundur që vendi të bjerë në një krizë të re, e cila për shkak të situatës me koronavirusin mund të jetë edhe ekonomike dhe politike. Ka mosmarrëveshje për çështjen e datës për zgjedhjeve, veçanërisht kur procesi duhet të zhvillohet nën masa të intensifikuara për mbrojtjen e përforcuara kundër krizës së koronavirusit dhe me interpretime të ndryshme për periudhën e përgatitje së zgjedhjeve pas ndërprerjes së veprimeve, ka edhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Zyrtarisht partitë mbeten në qëndrimet e veta, jozyrtarisht paralajmërime për zgjedhje në korrik

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë  në intervistën për TV21 ka thënë se sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhje me qëllim të vihen institucionet në funksionalitet të plotë.

Ai tha se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka propozim nga ana e Qeverisë teknike për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se nuk mund që vetë ai të propozojë dhe shpall gjendje të jashtëzakonshme.

Tha se shifrat e sotme të të infektuarve me Kovid-19 na dhembin të gjithëve, por siç tha, “shifrat mund të jenë të njëjta edhe më 15 korrik dhe 15 gusht, 15 shtator e 15 nëntor”.

“Pesë korriku ligjërisht dhe me kushtetutë është e përcaktuar si datë pë

Baby Boo