Fjalët përfundimtare të rastit El Cheka, ja çfarë theksoi avokati i tij në Gjyqin e Kërçovës


Sot në datë 12.12.2019 u thanë fjalët përfundimtare nga prokurorja dhe avokati mbrojtës Besnik Asani.

Mbrojtja deklaroi se Sheqerim Ahmedi (EL CHEKA) është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme për të shpallur fajtor. Avokati Besnik Asani në fjalët përmbyllëse potencoi se me veprime të tilla rrezikohet e ardhmja çdo qytetari në Maqedoninë Veriore.

Aku zat e pabaza, mungesa e provave dhe gjykim jo efikas , do të bëntë që në të ardhmen, çdo qytetar të jëtë në shënjestër të personave ,,të fuqishëm,, dhe të pësojë.

“Në rastin konkret, bëhet fjalë për vepër e klasifikuar në kapitullin e veprave kundër lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, vepër e cila si element kryesor duhet të përmbaj në vete palën e dëmtuar, që në këtë rast, prokuroria as në propozim akuzën dhe as në procedurë nuk ka paraqitur persona të dëmtuar, pra kjo e bënë veprën jo të plotë dhe jo penale. Pra, edhe njëherë, për të inicuar një vepër të tillë, duhet të merren dhe sigurohen mjetet nga ku është bërë lansimi ose shpërndarja e materialeve, gjë që nga ana e hetuesisë dhe prokurorisë as edhe që është tentuar një gjë e tillë!”, theksoi avokati Asani.

Tani ka mbetur të shqiptohet vetëm aktvendimi në seancën e ardhshme, por gjykatësja nuk ka caktuar datën (do caktohet në menyre plotësuese).

Baby Boo