Fjalët përfundimtare për rastin e sulmit ndaj Selës në Kuvendin e Maqedonisë


Fjalët përfundimtare në gjykatë për sulmin ndaj Ziadin Selës. Në gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti duhet të vazhdojë me fjalët përfundimtare të të dyja palëve, pas mbarimit të procedurës së shfaqjes së fakteve.

Kryetar i Këshillit së Gjykatës është gjykatësja, Sllavica Andrevska.

Për ndodhitë e 27 prillit janë të akuzuar Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Shasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski — Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski — Kobra.

Avokati i Selës, Abedin Abduli pas mbarimit të seancës së fundit tha se në bashkëpunim më Prokurorin e Publike do të vendosin nëse do të iniciojnë procedura të reja për persona të tjerë të cilët shfaqen në materialet por që nuk akuzohen në aktakuzë.

Baby Boo