Fjalët e para të Thaçit pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja, reagon në shqip dhe anglisht


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes profilit të tij në instagram, presidenti Thaçi është shprehur shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka bërë ndonjë deklaratë edhe dy ditë pas njoftimit nga Haga se është dorëzuar aktakuzë ndaj tij.

Ai dje ka anuluar udhëtimin drejt Washingtonit, ndërsa reagimet e tij kanë qenë vetëm në rrjetet sociale.

Baby Boo