Fjalët e fundit të vajzës shqiptare që u ekzekutua nga i ati: Babi të dua shumë…


Më shumë sesa tronditëse kanë qenë fjalët e fundit të Anxhelina Petros, teksa po jepte frymën e fundit në duart e të atit. “Babi, po largohem. Të dua shumë, vazhdo të më godasësh!”

Këtë rrëfim e ka bërë vetë, babai i saj, në dëshminë e tij në Korfuz, njoftojnë mediat greke. Teksa tregoi arsyen pse e kreu aktin, se nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin afgan, Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, zbuloi edhe fjalët e fundit që tha Anxhelina, ndërkohë që po jepte jete nga goditja me shifër: “Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”.

Sipas mediave greke, ndërsa ata të dy po hanin në familje, një telefonatë nga i dashuri afgan thuhet se ishte shkëndija që ndezi përleshjen fatale midis të dyve.

Babai, u mbrojt duke thënë se kurrë nuk kishte ngritur dorë mbi vajzën e tij në të kaluarën dhe se telefonata nga i dashuri afgan ditën e Vitit të Ri ishte arsyeja pse e humbi kontrollin.

Baby Boo