Fituesi i çmimit Nobel në mjekësi, ngre polemika: Virusi doli nga një laborator kinez


Fituesi i Nobel në Mjekësi në vitin 2008, Luc Montagnier ka thënë se COVID-19 ka dalë nga një labarator në qytetin e Wuhan, Kinë.

Sipas ‘rfi’, Montagnier ka thënë se COVID-19  i cili ka vrarë  më shumë se 140,000 njerëz në të gjithë botën është lëshuar aksidentalisht nga një laborator kinez i cili ishte në kërkim të një vaksine për AIDS.

“Laboratori i Wuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga viti 2000. Ata futën sekuencat  e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez,” ka deklaruar Montagnier.

Ai ka thënë se edhe disa studiues indianë ishin përpjekur për të botuar një studim të ngjashëm me idenë e tij por që më pas u tërhoqën.

“Virusi i ardhur nga kafshët një legjendë e bukur por e pamundur,” është shprehur  Montagnier.

Baby Boo