Fitore historike e Mitsotakis në Greqi, por nuk krijon dot qeverinë. Ja çfarë pritet të ndodhë!


Partia Demokracia e Re ka fituar me një epërsi prej 14 pikësh ndaj ndaj SYRIZA-s dhe exit Pollet tregojnë një fitore historike të Mitsotakis në Greqi.

Triumfi i Mitsotakis reflektohet në Kretë, një ishull ku historikisht PASOK dhe më vonë SYRIZA kishin fitoren absolute. Demokracia e Re duket se është përpara në të gjitha njësitë elektorale, madje edhe në Kretë e cila është ngjyrosur blu për herë të parë që nga viti 1974.

Qytetarët me vendimin e tyre u shprehën pro një mandati tjetër të Mitsotakis, duke i dhënë partisë në pushtet një përqindje që i afrohet performancës që kishte në vitin 2019.

Exit poll parashikon që partia në pushtet Demokracia e Re do të fitojë midis 121 dhe 125 vende parlamentare, ndërsa partia kryesore e opozitës, Syriza, parashikohet të fitojë midis 86 dhe 89 vende.

Vendi i tretë PASOK-Kinal parashikohet të fitojë rreth 35 mandate. Një parti ka nevojë për një shumicë prej të paktën 151 vendeve, nga 300 për të formuar një qeveri.

Nëse konfirmohet exit poll, Mitsotakis ose do të duhet të hyjë në negociata me rivalët e tij ose të zgjedhë një raund të dytë zgjedhjesh në korrik. Të tre partitë kryesore kanë thënë tashmë se nuk do të punojnë së bashku dhe të formojnë një qeveri koalicioni.

Baby Boo