Fitër Bajrami në Kosovë do të falet në xhami


Besimtarët muslimanë në Kosovë do të mund ta falin Fitër Bajramin në xhami, njoftoi të hënën Bashkësia Islame e Kosovës.
Dita e parë e Festës së Fitër Bajramit është këtë të enjte, më 13 maj.
Dy festat e kaluara të Bajramit, në vitin 2020, nuk kanë mundur të falen në xhami, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Javëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar më pak raste me koronavirus, krahasuar me shifrat e larta të muajit mars.
Të hënën, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Bashkësia Islame e Kosovës u bëri thirrje besimtarëve që të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat e tjera kundër koronavirusit, gjatë faljes së Bajramit.
Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët e devotshëm agjërojnë.

Baby Boo