Fisniku: Ajo tentoi të rikthehet te unë por dështoi, tani po ‘hakmerret’


Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa ditë që ka hedhur disa akuza të rënda në rrjetet sociale.

Në disa video të publikuara në Instagram, Fjolla në gjendje të rënduar emocionale ka rrëfyer për rastin e arrestimit në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në vitin 2020, ku ishte kapur me një armë zjarri.

Për këtë rast, Morina ka hedhur akuza në drejtim të ish-bashkëshortit të saj, sipërmarrësit nga Gjilani, Fisnik Syla.
Ky i fundit i ka hedhur poshtë pretendimet e këngëtares, duke e quajtur gjithçka shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

I kontaktuar Telegrafi, Fisniku tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë me çdo kusht që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk po mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.

“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake”, tha Fisnik Syla

Baby Boo