Fisnik Syla shuan shpresat për një rikthim me Fjolla Morinën


Këngëtarja, Fjolla Morina kohëve të fundit është përfolur se i ka dhënë fund martesës me biznesmenin, Fisnik Syla.
E gjithë kjo pasi që dyshja pas daljes së Fjollës nga burgu nuk janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit, madje këngëtarja kishte larguar nga rrjetet sociale.
Ndryshe nga Fjolla, Fisniku refuzonte ta hiqte nga Instagrami, e madje ishte një ndër të parët që pëlqente fotot e këngëtares duke i dhënë shpresa fansave se lidhja e tyre nuk ka marrë fund.

Mirëpo tashmë siç duket gjërat kanë ndryshuar, pasi që tashmë as Fisniku nuk e ndjek Fjollën dhe raportet e tyre siç duket janë zbehur.
Ndryshe, Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020.
Në anën tjetër, Fjolla ka disa javë që është liruar nga paraburgimi, pas arrestimit në korrik të këtij viti.

Baby Boo