Fisnik Ismaili komesarit të VV nga Tirana: Qeveria rrëzohet me vota në Parlament e jo me para të synetive dhe dhunë ndaj policeve

Deputeti Fisnik Ismaili thotë se qeveria rrëzohet me vota në parlament dhe jo me dhunë. Kështu ai i ka reaguar komesarit të VV’së nga Tirana Boiken Abazi.

“Në fund, protestat gjithëpopullore zakonisht bahen kundër një rexhimi që po lypë mileti me e rrëzue. Sot, me këtë qeveri, atë punë e bën daha më lehtë me do nënshkrime në Kuvend, pa pasë nevojë me u çue me kallë, e pa iu thanë njerëzve që paret e dasmave e synetive me i futë në protesta. Provo bani thirrje opozitës me e nënshkrue qat mocion mosbesimi një herë. Unë nënshkrimin e kam dhanë”, shkruan Ismaili në Facebook.

Ditë më parë Boiken Abazi kishte thënë se paratë që shpenzohen në dasma, të investohen në rrëzimin e qeverisë.

“Me gjithë dashamirësinë ndaj të dashuruarëve që martohen këtë verë dhe familjarëve të tyre, me gjithë mirëkuptimin ndaj kësaj tradite, sikur të mobilizohej 1/10 e njerëzve që kanë bërë dasma këtë verë në Kosovë dhe të kontribuohej për demonstrata me 1/20 e kostos të secilës dasëm, jam i bindur që qeveria në Kosovë tashmë do kishte rënë, dhe urimi “të trashëgoheni” do kishte fituar një domethenie shtesë, për një të ardhme ku brezi i ri nuk lind e rritet në këtë shtypje brutale!”, ka thënë Abazi ditë më parë

Baby Boo