Fisnik Ismaili: A kjo po ju doket burrni?


Fisnik Ismaili

Burrni është me e vra gruen. Pse jo edhe fëmijën kanjëherë? Burrni është me i rrehë rregullisht veç pse mundesh. Burrni është kur ti ban çka të duesh, por robit veç me i shkue mendja me ba najsen, ose me ta përmendë, i qin nanën grusht, ia ajë buzën. Burrni është edhe me ia nxi synin naj femne që s’ta jepë, e pse jo edhe me ia marrë me zor. Burri i fortë qin, deshti a s’deshti ajo. Burrni është edhe me vozitë si manjak, se kerri i mirë e i madh ta kompenzon për karin e vogël e komplekset që i ki n’krevet. S’ka lidhje nëse edhe vret njerëz me kerr, ose paguen ndoj dënim të vogël kur vozitë, bile qatherë edhe ma burrë je. Burgu është për burra edhe nëse të rrasin pak, se del shpejt. Burrni është me vjedhë, e marre është me të zanë tuj vjedhë. Burrni është me u ba veteran pa i marrë erë luftës kurrë. Burrni është me qitë allti n’ajër, me kallxu sa i qimnane je. Veç hekri n’brez ia çon tamon një burri të vërtetë. Burrni është me dalë në rrugë me naj flamur, e me shllajfitë se të fitoi ekipi i milionerave diku në Spanjë që s’i ha leshi për ty, ose kur fiton partia politike plot qesi burrash, sepse sa të jenë ata në qeveri, s’tutesh që të gjen najsen sa herë që e ban ndonjanën prej këtyne më naltë.

Burrni është edhe me e ikë bothën kur vie puna me luftue, apo me dalë në protestë për të mirën e vendit tand. Burrni është edhe me dijtë qysh me nejtë sa ma gjatë në kafe, tuj gjujtë pidha (jo se ta jep najnjana), e sa ma pak në vend të punës. Burrni është kur ia ngulë tjetrit. Burrni është edhe me iu hi njerëzve në statusa e me i shajtë, pse jo edhe me i kërrcënue, apo me rrejtë për ta, e me dijtë qysh me u mshefë masnej mas ekrani. S’ka ma burrni se me rrejtë. Hiç s’ka! Veç me e mshelë gojën mos me ba za kur e sheh padrejtësinë tuj ndodhë është më burrni se me rrejtë. Apo ndoshta si njajtë janë.

S’je burrë nëse del me gruen e fëmijët dikah me u kënaqë me ta, pos nëse e ke për naj foto me i ba vetes fushatë, ose me të pa naj votues potencial. Qatherë je burrë. S’je kurrfarë burri nëse e len gruen najherë me dalë për qefi, pos kur shkon në opçinë, ose kur i ka edhe fëmijët tuj iu kacavjerrë në qafë, ose tuj i pritë te lodrat e ndoj shopping malli. Taman puna me nejtë ti në ndoj mbramje vetë me i ruejtë fëmijët, apo me nejtë me ta te lodrat. Qatherë je qyqe. S’je burrë nëse të punon grueja me burra të tjerë edhe mundet me pi kafe me ta gjatë pauzës. Ti s’je burrë nëse e din për çka shërben klitorisi e nuk e din cili është pufi më i mirë në qytet (ku molldovka të rren se po qin fort). S’je burrë nëse i trajton gratë me respekt e dashni. Je bulash. Peder je. S’je burrë nëse të ka qëllue grueja çpueme, o qyqan. S’je burrë nëse din me shkrue qysh duhet shqip – burri është i lindun për pushkë, jo për laps a tastaturë. Fillozofa ka boll. S’je burrë nëse bashkëpunon me dikë pa e mjelë mirë. S’je burrë nëse s’i qin nanën krejtve para vetes, në momentin që ke pakëz pushtet.

Na jemi popull burrnor, o hej! Qy çfarë burrash kemi. E qebesa edhe burrnesha kemi. Jemi popull me traditë, jemi trima. Me shekuj s’na ka shkelë kurrë i hueji, e pe lajmë me na shkelë grueja n’shpi, a nusja? Kurrë hiç. Burri e burrnesha dijnë kur edhe kujt me ia kallxue dhamt.

Hiç s’jam kah e marr vesh pse s’po na don Evropa, që na ka izolue kështu, tuj kanë me na i çelë dyert hap e krahë, sepse ka mbetë pa burra.

Kam folë qetash si burrat!

Baby Boo