Firmosja e Marrëveshjes për emrin, heshtje në presidencë


Ndonëse Ligji për ratifikim të Marrëveshjes për emrin nga Kuvendi morri dritë jeshile ditë më parë dhe u dërgua në Presidencë, nga kjo e fundit akoma asnjë lëvizje në drejtim të dekretimit të këtij Ligji. Ndërsa kryediplomati grek, Nikos Kocias konfirmoi se të hënën do t’i shkruajë BE-së dhe NATO-s se mbështet anëtarësimin e vendit në këto organizata ndërkombëtare. Kështu pala greke do të përmbush detyrën e parë që buron nga marrëveshja për emrin.

Në zyrën time diplomatike prej pardje i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën, që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Në ato letra thuhet se jam i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushteve të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara – deklaroi Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Ndonëse pritet të zhbllokohet rruga e integrimit europian dhe euro-atlantik të vendit, për t’ua anëtarësuar në NATO, marrëveshja mes tjerash parashikon që vendi të përfundojë referendumin dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa Kuvendi grek ratifikimin e marrëveshjes. Vendimi për fillimin eventual të negociatave për anëtarësim në BE do të merret në Samitin e Këshillit Evropian më 28-29 qershor, respektivisht nëse Franca lejon një gjë të tillë./alsat-m/

Baby Boo