Finalja me Kosovën: Pas Putinit edhe Macron viziton Serbinë?


Presidenti Macron, i ishte drejtuar me një letër presidentit serb muajin e kaluar, duke u shprehur i lumtur se së shpejti do vizitonte Serbinë.

Mediat serbe po raportojnë se, presidenti francez Emanuel Macron i është drejtuar me një letër presidentit serb Aleksandar Vucic, 21 dhjetorin e vitit të kaluar.

Siç raportojnë tutje këto media, Macron ishte shprehur i lumtur, që së shpejti do të vizitonte Serbinë dhe njëkohësisht, mbështeti përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Kosovën, “pavarësisht pengesave aktuale për dialogun”.
“Unë jam i lumtur që së shpejti do të vizitoj Serbinë për të shënuar marrëdhënie të forta miqësore midis vendeve tona dhe për të mbështetur zgjerimin e bashkëpunimit tonë dypalësh mbi bazën e një partneriteti strategjik”, tha Markon në përgjigje të letrës së Vucicit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar.

Kujtojmë se, Macron do ta vizitonte Serbinë në fillim të muajit dhjetor 2018, por vizita e planifikuar ishte anuluar, për shkak të trazirave në Francë, që u shkaktuan pas rritjes së çmimit të karburanteve nga presidenti francez./Metro

Baby Boo