Filmi turk thyhen rekorde shikueshmërie në botë, reagon i emocionuar aktori kryesor


“Mrekullia në qelinë numër 7” është filmi turk që po bën xhiron e botës këto ditë.

Ai është renditur si një nga filmat më të ndjekur në Netflix dhe siç duket ka qenë i preferuari i publikut gjatë kësaj periudhe pandemie, kur të gjithë janë mbyllur në shtëpi.

Pas suksesit të filmit, aktori kryesor Aras Bulut Iynemli ka reaguar i emocionuar që filmi po shihet anë e mbanë botës.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë numër 7″ nisi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekulli. Po e shohin njerëz anë e mbanë botës në këto ditë të vështira. Le të mbështetemi tek njëri-tjetri me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Kujdesuni për veten”, shkruajti aktori.

Kujtojmë që filmi flet për historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij. Ai akuzohet për vrasje dhe futet në burg pa faj. Vajza e tij e vogël vihet në kërkim të fakteve që do ta shpëtonin babain e saj. Emocioni që dy aktorët përcjellin me marrëdhënien e tyre të veçantë babë e bijë, ka përlotur të gjithë ata që e kanë parë filmin.

Baby Boo