Filmi “Everything Everywhere All at Once” fiton më së shumti çmime Oscar


Everything Everywhere All at Once” është shpërblyer me çmimin Oscar për filmin më të mirë nga Akademia e Arteve në Shtetet e Bashkuara.
Filmi trajton jetën e një familjeje kinezo-amerikane teksa tenton të zgjidhë disa probleme, në dimensione të ndryshme.
Ky film ka arritur të fitojë shtatë çmime brenda natës, përfshirë tre nga katër çmimet që janë ndarë për aktrimin më të mirë.

Çmimet i kanë fituar: Michelle Yeoh, Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis.
Yeoh e ka luajtur rolin e një pronareje të një lavanderie, e cila e kupton se ka superfuqi në universe alternative.
“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që janë duke më shikuar sonte, kjo është shenjë e shpresës dhe mundësive”, tha aktorja 60-vjeçare.
Quan, i lindur në Vietnam, e ka puthur statujën e Oscarit, teksa është renditur në mesin e emrave më të mëdhenj të këtij biznesi.
“Udhëtimi im ka nisur në një anije. E kam kaluar një vit si refugjat në kamp. Disi përfundova këtu në skenën më të madhe të Hollivudit”, u shpreh ai.

Baby Boo