Fillon vizita e Tusk në Maqedoni, pritet nga kryeministri Zaev

Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Donald Tusk, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni në kuadër të takimit të liderëve të vendeve në Procesin Brdo-Brioni, i shoqëruar nga një delegacion i lartë i KE-së është pritur në ndërtesën e Qeverisë me një pritje zyrtare nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk dhe Zaev kanë filluar takimin kokë më kokë me dyer të mbyllura për media, ndërsa më pas siç është paraparë, do të zhvillohet edhe takim dypalësh midis delegacionit të Maqedonisë dhe atij të KE-së.

Baby Boo Tinex

Presidenti i KE-së dhe kryeministri Zaev, pas takimit midis delegacioneve të tyre, do të prononcohet për mediat.

Tusk qëndron në vizitë pune në Maqedoni, ku do të marrë pjesë si mysafir nderi në takimin e liderëve të vendeve në Procesin Brdo-Brioni, i cili këtë vit mbahet në Shkup.

Procesi Brdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013 me iniciativën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë. Iniciativa u emërua “Procesi Brdo-Brioni” për shkak të idesë së përbashkët të të dy presidentëve për organizimin e saj.

Vendet anëtare të Procesit Brdo-Brioni janë Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, të përfaqësuara nga presidentet e vendeve.

Brdo rrjedh nga Brdo pranë qytetit Kranj, ku edhe u mbajt takimi i parë i liderëve rajonalë dhe Brijuni në nder të bashkëorganizatorit dhe partnerit të krijimit të kësaj nisme, Kroacisë. Qëllimi i iniciatorëve është integrimi evropian i vendeve të rajonit dhe stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimit të çështjeve të pazgjidhura.

Restorant Lumare