Fillon vaksinimi me “Sputnik V”


Në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, sot do të fillojë vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik V”.
Nga MSH thonë se edhe vaksina ruse do të përdoret për të vaksinuar personelin mjekësor, për shkak të zgjerimit të gjendjes aktuale.
“Për shkak të zgjerimit të kapaciteteve kovid dhe gjendjes aktuale, do të vazhdojë vaksinimi i punonjësve shëndetësor, të cilët janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID-19”, thonë nga MSH.

Më herët u paralajmërua se vaksina ruse do të përdoret për të vaksinuar të sëmurët kr*onikë dhe personat e vendosur në shtëpinë e pleqve.
Ndryshe, në poliklinikën “Bukuresht” sot do të fillojë rivaksinimi me vaksinën “Pfizer”.

Baby Boo