Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara


Ministria e Shëndetësisë njofton se nesër në Qendrat e Shëndetit Publik nis vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të qytetarëve. Qytetarët e interesuar që u takojnë grupeve të rrezikuara mund të paraqiten përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, kurse sipas njoftimeve deri tani janë paraqitur mbi 27.000 qytetarë.

Gjatë ditës së djeshme përmes sistemit “Termini Im” janë dërguar mbi 12.000 ftesa përmes SMS-mesazheve me njoftime për terminim dhe punktin për vaksinim. MSH-ja rikujton se vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal nuk është e obligueshme kurse u dedikohet personave mbi 65 vjec, të sëmurve kronik, punonjësve shëndetësor, grave shtatzëna dhe fëmijëve të moshës nga 6 muaj deri 5 vjec. MSH-ja përmes shkresës ka njoftuar mjekët amë që t`u dalin në ndihmë qytetarëve të interesuar që të paraqiten për vaksinim. /KlanMacedonia/

Baby Boo