Fillon takimi i kryeministrave në Durrës


Në Durrës, ka nisur takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Në takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili në Facebook ka postuar pamje nga ky takim.

” Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmën prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal mes Komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, dhe kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin nga zyra për shtyp e Kryeministrisë së Shqipërisë, bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Evropian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Në mesditë, Hahn dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp./Pacensure

Baby Boo