Fillon sezoni veror, zbulohet mashtrimi i agjencisë turistike në Shkup, si i mashtrojnë njerzit


Mashtrim i ri nga një agjenci turistike para fillimit të sezonit. Familja Mihajllovski ka paguar rreth 84 mijë denarë në agjencinë turistike “Orfei” për pushim pesëditor në Greqi, për dy të moshuar dhe dy fëmijë të mitur. Por, kur kanë arritur në hotel, recepsionisti i ka njoftuar se ata nuk kanë rezervim. Më pas, ata pushimin është dashur ta paguajnë aty për aty, por dyfish më shtrenjtë.

Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhur më 18 janar të vitit 2018 me agjencinë turistike “Orfei”, për pesë net ku përfshihet dreka dhe darka në një hotel në Greqi në periudhën 14-19 qershor. Disa ditë para nisjes, me rregull e morëm vauçerin nga agjencia. Na konfirmuan se është paguar, por kur arritëm nga hoteli na u tha se paratë nuk janë transferuar – tha Gligor Mihajlovski, i dëmtuar.

Për kohë të shkurtë, agjencia turistike “Orfei” ka ndërruar lokacionin. Prej përballë Ministrisë së Drejtësisë është shpërngulur në garazhin me kate “Todor Aleksandrov”.

Prapa meje janë hapësirat e reja të agjencisë turistike, e vendosur përballë stacionit policor Beko. Mund të vërehet se ende nuk ka logo në reklamën e agjencisë, ndërsa kur hymë brenda, të punësuarit na njoftuan se pronarja nuk është në Maqedoni dhe se do të kthehet të premten në mbrëmje.

Sipas të dhënave, ky nuk është rasti i parë me këtë agjenci turistike prej të cilët ankohen qytetarët. Nga Ministria e Ekonomisë si kompetente për sektorin e turizmit, shprehen se ekzistojnë mekanizma mbrojtës nga shteti.

Sipas ligjit, që agjencitë të pajisen me licencë A, duhet të përmbushin kushte, mes të cilave edhe polisa e sigurisë në vlerë prej 100 mijë euro për kryerjen e veprimtarisë. Nëse Inspektorati Shtetëror i Punës vërteton se nëse një agjenci e njëjtë turistike ka bërë dy shkelje dhe është dënuar për të njëjtat, pranë Ministrisë së Ekonomisë dorëzohet kërkesë për marrjen e licencës sipas ligjit – njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Në ndërkohë, nga Prokuroria Themelore konfirmuan se kanë nisur procedurë para-hetimore pikërisht për agjencinë turistike “Orfei”. Thuajse çdo vit, sidomos para pushimeve verore, qytetarë të shumtë ballafaqohen me probleme të këtilla. Kompetentët sugjerojnë të merren me rezervë ofertat e dyshimta të kompanive dhe agjencive që janë më pak të njohura në opinion e që merren me aktivitete turistike.

Baby Boo