Fillon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re


Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Tashmë është konfirmuar edhe rendi i ditës me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e përbërjes dhe programit qeverisës, transmeton TV21.

Sipas propozimit, për kryeministër pritet të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, ndërkaq për ministra janë propozuar:

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Xhemail Çupi – ministër pa resor.

Baby Boo