Fillon sanimi i ujësjellësit në Dibër


Filloi sanimi i ujësjellësit të ujit për pije të qytetit të Dibrës nga burimi rosok i ujesjellësit deri në rezervuar, ndaj për këtë arsye 15 orë i gjithë qyteti I Dibrës nuk kishte ujë për pije.Sipas kryetarit të Komunës Hekuran Duka në fazën e parë të këtij projekti do të ndërrohen 67 valvulat e ujësjellësit nga Burimi Rosok deri në Rezervuarin e ujit për pije. Me ndërrimin e valvulave do të vjen deri te përmirësimi I prurjeve të ujit të pijshëm në rezervuarin kryesor të qytetit I cili pritet të ketë një përmirësim deri në 30-40 litra ujë në sekondë.

“Projekti kushton rreth 200 mijë euro dhe tenderin e punimeve e ka fituar firma nga Shkupi CMC. Në vazhdimësi ne do të kujdesemi që këtë projekt ta realizojmë deri në fund ngase këtë projekt e llogarisim ne si komunë si prioritet i ripioriteteve dhe Brenda një viti e gjysëm apo dy vite do të vjen deri te përmirësimi i sasisë së ujit të pijshëm dhe shpresojmë që pas dy vjetëve qyteti I Dibrës të mos ketë kurrëfarë problemi me ujin për pije. Projekti mbulohet nga Komuna e Dibrës, faza e dytë dhe faza e tretë që parashikon ndërtimin e një rezervuari dhe ndarja e rrjetit të qytetit në katër zona të qytetit do të finansohet nga minstria për ekologji dhe e mjedisit”, u shpreh kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Traseja e ujësjellësit është e gjatë 19574 metra ndërsa kapaciteti I ujësjellësit të Rosokut fillimisht ishte 200 litra ujë në sekondë. Ndërsa tani në rezervuar vjen 30-40 litra ujë më pak “Në këto puseta përshkak të dëmtimit të valvulave kemi patur humbje 30deri 40 litra ujë në sekondë. Kur e lëshuam ujin e rosokut në rezervuarin e ujit hyrën 200 litra ujë në sekondë ndërsa tani kur e matëm hyn 160 litra ujë në sekondë. Në pjesën e parë të projektit do të ndërrohen të 67 valvulat.

Garantojmë se me ndrimin e valvulave që nëse I ndërrojmë deri në vitin e ri që sivjet do të kemi përmirësim të sasisë së ujit që pritet të jetë edhe 30-40 litra ujë më tepër në sekondë”, theksoi inxhinieri pranë NKP Standart, Bardhyl Kolari. Drejtori i NKP Standart Burim Kaba njoftoi se pastaj vjen faza e dytë dhe e tretë ku do të ndërtohet një rezervuar dhe do të ndahet rrjeti I qytetit në katër zona.

Baby Boo