Fillon riparimi i godinave të sigurta në Durrës, koloneli izraelit: Mund të banoj me familjen time këtu (VIDEO)

Punonjësit e ndërtimit të Bashkisë së Durrësit nën mbikëqyrjen e ekipit ushtarak izraelit kanë nisur rindërtimin e mureve dhe riparimet e nevojshme në një pallat banimi në Durrës.

Baby Shop Charli

Ekipi izraelit është kujdesuar që suvatimet dhe brezat e mureve të bëhen ashtu siç duhet, në mënyrë që muri të jetë sa më rezistent dhe për rrjedhojë të japë më shumë siguri.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të qytetarëve mbi nisjen e riparimeve dhe sigurisë së pallatit, koloneli që drejton ekipin ushtarak izraelit, Golan Vach Jane, tha: “Unë mund të vij të banoj me familjen time në këto apartamente. Ne jemi shumë profesional kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve. Kur themi që godina është e sigurt, është e sigurt. Kur themi që duhet riparuar, duhet riparuar dhe kur themi që duhet të shembet, duhet të shembet”.

100 punonjës ndërtimi janë punësuar nga Bashkia e Durrësit për një periudhë 3-mujore, që do të shërbejë për riparimin e godinave që nuk kanë dëme në strukturën e tyre

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors