Fillon rikonstruimi i rrugës Tetovë – Xhepçisht (FOTO)


Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dha një lajm të madh sot për banorët e Xhepçishtit dhe jo vetëm , që ka të bëjë me rikonstruimin e rrugës së lidh qytetin me këtë zonë.
Arifi u shpreh se ky projekt realizohet me përkrahje të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Sipas saj sot filloi rikonstruimi i rrugës rajonale Tetovë – Xhepçisht, një investim shumë i rëndësishëm infrastrukturor që kap vlerën prej afër 40 milion denarë!

Prezent bashkë me të parën e Komunës ishte edhe vetë drejtori i ” Rrugëve Shtetërore” Ejup Rrustemi. Ai madje këtë lajm e pati paralajmëruar që në maj duke thënë se këtë vit pritet që të rikonstruohet rruga Tetovë – Jazhincë, respektivisht në pjesën nga dalja e qytetit të Tetovës deri në fshatin Xhepçisht gjë që bëhet realitet edhe një projekt i rëndësishëm infrastrukturorë që nuk mbaron me kaq sepse menjëherë do fillojë së shpejti edhe faza tjetër e rrugës shumë të frekuentuar Tetovë-Jazhincë.

Baby Boo