Fillon publikimi i “bombave” për rastin “Titanik”


Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pasdite kanë filluar të dëgjohen “bombat” për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Në njërën nga “bombat” dëgjohet të bisedojnë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Paraprakisht, Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e PSP-së publiku të përjashtohet kur do të dëgjohen shtatë prej 1.063 “bombave” për shkak të bisedave private.

Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi “bombat” të mos lëshohen dhe i ka kontestuar si provë valide./Pacensure

Baby Boo