Fillon procesi për reformim të DSK-së, në kombinim tre modele


Tre modele janë në sipërfaqe për zbatimin e reformave të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, si pjesë e reformave të shërbimeve të sigurisë-zbulimit dhe tentimeve për përfundim të ndikimeve partiake, politike dhe të gjitha të tjerave ndaj punës së këtij sektori.

Këtë e paralajmëruan sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski.

Spasovski theksoi se që sot në mbledhje qeveritare do të parashtrojë informatë për reformat e ardhshme, do të formohet grup punues i cili do ta zbatojë tërë procesin e konsultimeve me të gjithë faktorët të cilët janë relevantë në këtë segment. Është paraparë konsultimet të fillojnë nga ky muaj dhe të përfundojnë deri më 15 nëntor.

“Qëllimi është të fitojmë shërbim i cili do të bazohet në standarde të larta profesionale, respektim të kodit etik dhe metodave bashkëkohore të punës dhe veprimit, shërbim i cili do të jetë i mbrojtur nga ndikimet negative politike dhe detyrë e vetme e të cilit do të jetë t’i mbrojë sigurinë e qytetarëve”, theksoi Spasovksi.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO nënkupton ekzistim të shërbimeve, të cilat do të jenë të barabarta me shërbimet e vendeve aleate”, tha ministri.

Drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski shfaqi bindje se në fund të procesit konsultativ do të arrihet sukses dhe do të zgjidhet modeli, i cili do të garantojë shërbim profesionist dhe të departizuar, i cili do të garantojë transparencë dhe do të arrijë t’i mbrojë interesat e shtetit dhe do të punojë në interes të qytetarëve.

Spasovski përkujtoi se reformat në sistemin e ndjekjes së komunikimeve nga të cilat doli formimi i ATO-s, si pjesë e detyrës më gjithëpërfshirëse për reformim të sistemit të sigurisë-zbulimit po zbatohen me sukses. Shtoi se po ndërmerren të gjitha aktivitetet operative dhe logjistike dhe në pajtim me Ligjin për ndjekje të komunikimeve do të fillojë me punë jo më vonë se 1 nëntori i këtij viti.

 

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/581455315602043/

Baby Boo