Fillon procesi i tranzicionit energjetik në REK Osllomej dhe në gjithë rajonin e Kërçovës


Ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me rastin e ceremonisë së hapjes së solarit ESM, Oslomej 1 shkruan:

Së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin Ali Ahmeti, zv/kryeministrin Grubi si dhe me mikun tim, kryetarin e Kërçovës, Fatmir Deharin shënuam përfundimin ndërtimit të termocentralit fotovoltaik “Oslomej” ku do të vijojë një periudhë testimi i pajisjeve të instaluara plotësisht të termocentralit fotovoltaik në REK Oslomej.

Ky është tranzicioni i parë energjetik i elektrocentralit me thëngjill në energji të pastër në rajon dhe ky kapacitet nga ndotës tani prodhon energji të pastër.

Nga ky central fotovoltaik gjatë krizës energjetike është siguruar energji nga prodhimtaria vendore për 2.800 amvisëri në Kërçovë e rajon, respektivisht prodhimtaria e përgjithshme vjetore do të arrijë nga 15 deri 17 gigavat orë energji elektrike.

Jemi të përkushtuar plotësisht në zhvillimin e politikave që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik, përmes investimeve të reja në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik.

Vetëm përmes tranzicionit energjetik mund ta nxisim mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Baby Boo