Filloi çmontimi i anijes afër hotelit “Holidej In”


Qyteti I Shkupit sot zyrtarisht filloi me çmontimin e anijes së parë nga tre gjithsej që ndodhen në lumin Vardar. Më saktësisht, po çmontohet anija afër hotelit “Holidej In”, dhe atë nga ana e NP “Rrugë dhe rrugica”.
Kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp tha se bëhet fjalë për çmontim të plotë, fillimisht nxjerrja e gjërave të patundshme që ndodhen brenda, e më pas çmontimi I plotë I vetë anijes, që si procedurë, Shilegov pret se do të zgjasë disa javë.

“Me këtë përfundimisht si vazhdimësi e politikave të cilat I krijoj unë si kryetar I Qytetit, fillojmë një pastrim më të shprehur me projektin kr*iminal dhe mendjesëmurë ‘Shkupi 2014’, sepse këto anije nuk janë vetëm jashtë estetikës së shëndoshë, ato janë edhe de fakto rre*zik për qytetarët e Shkupit. Duke pasur parasysh se të gjitha analizat që I bëri Qyteti dhe shërbimet profesionale të Qytetit nga njëra anë, megjithatë edhe studimi I UNDP-së flet se anijet në shtratin e lumit Vardar paraqesin rre*zik serioz për përmbytje dhe vërshime të mundshme të cilat mund të shkaktojnë dë*me material dhe të rre*zikojnë jetët e shkupjanëve”, tha Shilegov.

Kryetari I Qytetit të Shkupit potencoi se çmontimi I anijeve nuk shkon në dë*m material të buxhetit të qytetit, apo në obliguesve tatimorë të Shkupit.
Lidhur me çmontimin e anijes së dytë, Shilegov tha se ka një vendim kontestues të Gjykatës së Ap*elit në Shkup, dhe siç tha, dëshiron ta ripërtërijë procedurën.

“Ka një vendim kontestues në Gjykatën e Apelit në Shkup, unë dëshiroj ta ripërtërij në procedure, të mos I japim trajtim objektit ndërtimor e të shkojmë me inspektime ndërtimore të parashtruara nga qyteti në procedura të reja si e tillë do të hyjmë me ekspertizë të re në këtë procedure ekzekutive, unë pres se do të rrë*nohet anija e dytë, unë thash se në një moment nëse I mënjanojmë të gjitha me prishje të kontratës, qytetarëve të Shkupit mund t’u kushtojnë tre anijet gjashtë milionë euro. Këtë mënyrë që e zgjodhëm ndoshta është pak më e gjatë, por definitivisht nuk shkon në dë*m material të buxhetit të qytetit dhe të obliguesve tatimorë të Shkupit”, tha Shilegov.

I pyetur se ku do të shkojë anija pasi që të çmontohet, kryetari I Qytetit të Shkupit tha se anijen nuk do ta rrë*nojnë, por se do ta çmontojnë, e më pas deponojnë në deponitë e Qytetit të Shkupit. Siç tha, nëse vendosë pronari ndërkohë ta çmontojmë dhe ta ngrejmë, ajo është punë që mund ta zgjedhë vetë ai.
Në pyetjen e gazetarëve nëse pret të mënjanohen të gjitha anijet deri në fund të mandatit të vet, Shilegov sqaroi se sinqerisht shpreson se për atë do të krijohen kushte.
“Sinqerisht them se do të krijohen kushte, por nëse jo në këtë moment, në mandatin tjetër do ta përfundojmë punën”, tha Shilegov.

Baby Boo