Fillimisht e ndihmuan duke e dërguar në spital, pastaj kur vdiq e grabitën, vjedhje morbide në Tetovë


SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R.(26) nga Republika e Shqipërisë, me banim në fshatin Vrapçishtë dhe H.Z.(24) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “vjedhje e rëndë”.

Një banor i Tetovës dhe një shtetas shqiptar kanë grabitur një të ndjerë në Tetovë dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal. Fillimisht e kanë ndihmuar dhe kanë dërguar në spital 71-vjeçarin, i cili është sëmurë. Por kur ai vdiq në spital, ai u grabit nga mashtrimi.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R.(26) nga Republika e Shqipërisë, me banim në fshatin Vrapçishtë dhe H.Z.(24) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Më datë 14.12.2022, në një objekt hoteliere në Tetovë, i akuzuari ka vërejtur T.LM.(71) nga fshati Veshallë, i cili sëmuret dhe e ka dërguar në Spitalin e Tetovës, ku ka ndërruar jetë. Njëkohësisht, i akuzuari në mënyrë të rrejshme janë paraqitur si të afërm të tij dhe i kanë marrë para, dokumente personale dhe dy telefona celularë dhe kanë përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm prej rreth 40.000 denarë”- thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Baby Boo