Fillimi i vitit shkollorë- Prindërit në garë se fëmija i kujt do të jetë i veshur më shtrenjtë


Viti shkollor filloi, dhe shumë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e tyre shkollore, me shpresë se do të arrijnë majat e suksesit,njofton Medial.mk.

Gjithmonë prindërit kanë qenë ata të cilët i kanë dhënë rëndësi të madhe ditës së parë të shkollës, por me kalimin e kohës, nga viti në vit kjo gjë disi ka ndryshuar.

Këpucë dhe çanta origjinale, pajisje shkollore prej më të rejave….Prindërit tanimë kanë filluar sikur të garojnë se Kush? dhe Cili? fëmijë është veshur më mirë dhe më shtrenjtë….KJO gjë nuk i ndryshon nesër asgjë në jetë, fëmijët kanë nevojë për diçka tjetër, ose thjeshtë thënë ata kanë nevojë për dashuri dhe kujdes, e jo për lukse, gardërobë të shtrenjtë dhe luksoze të cilëve kohëve të fundit ua ofrojmë.

Mënyrën se si ne po i ofrojmë luksin fëmijëve tanë, vetëm se po ua shtojmë xhelozinë dhe zilinë mes fëmijëve tjerë. Shpesh herë ata që nuk kanë kushte financiare i shohin me zili fëmijët që janë materialisht mirë, madje ndodh që nga moshatarët e tyre të tallen me ata se këto kanë çanta te vjetra ose ose i kanë nga motra apo vëllau. Ka raste kur ata nuk dëshirojnë të luajnë me moshatarët e tyre të cilët rrjedhin nga familjet e varfëra, dhe i shmangen shoqërimit me to, dhe kështu ndarjet bëhen që në fillim.

Që nga fillimi i shkollës, më konkretisht fëmijët e klasës së parë me vete marrin telefonat e shtrenjtë dhe modern, nuk u lejohet që ata ta shijojnë fëmijërinë e tyre, të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre gjatë kohës së pushimit siç ishte më parë, por në çdo pauzë shfrytëzojnë kohën për të kontrolluar të rejat në telefon.

Përderisa, disa fëmijë shkojnë në këmbë në shkollë, e disa me transport publik, disa kanë mundësinë të vijnë në shkollë me vetura luksoze dhe veshje me marka të shtrenjta. E gjithë kjo nuk është gjë e keqe, sepse çdo prind mundohet për fëmijën e vet, MIRËPO, neve me këto veprime vetëm se po i humbim ata, ne pa vetëdije nuk po u lejojmë atyre të gëzojnë vitet e mrekullueshme të periudhës më të mirë të jetës së tyre.

Dashuria, ngrohtësia, përjetimi i momenteve të paharrueshme me ta, shumë shokë, kënaqësitë fëmijërore, janë ato që fëmija ka nevojë, sepse këto gjëra ata do ti mbajnë mend dhe këto do ti kujtojnë me nostalgji, ditët fëmijërore e jo gjërat e shtrenjta të cilat ne ua kemi blerë, dhe luksin të cilët ne ua kemi mundësuar.

Baby Boo