Filipi: “Varfëri e madhe, të veshura firmato që s’dinë dy fjalë t’i argumentojnë”


Rita Filipi:

Nuk ka varfëri më të madhe, sesa të jesh veshur firmato kokë e këmbë dhe të mos jesh në gjendje të argumentosh një mendim si duhet, nga fillimi në fund. Ja ç’do të thotë të të duket libri si lëvozhgë bananeje në jetën tënde. Nuk më pëlqen të bëj propagandë për leximin e librave, as kundër përdorimit të tik tok apo rrjeteve të tjera sociale.

Por një gjë e them me siguri: libri s’ka për të dalë nga moda kurrë. Të lexosh letërsi të mirë do të thotë të të pasurohet imagjinata, të të pasurohet shpirti, të të pasurohet fjalori, duke të dhënë mundësi të kesh një elokuencë dhe argumente për t’u admiruar.

Shikoni sa të varfër duken disa njerëz mediatikë nga të gjitha fushat. Dhe pse? As marrin mundimin të lexojnë të paktën 2 orë në javë një libër, por vetëm se si të ngjajnë perfekt nga pamja dhe të pasur nga veshja. Perfekt i thënçin!

Baby Boo