Filipçe: Virusi është i paparashikueshëm dhe i fshehtë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua me ​​drejtorët e klinikave që janë Kovid qendra në Shkup, ku bashkarisht kanë konstatuar se numri i të shtrirëve në spital ka filluar të shënojë rrënie, megjithatë ata kanë përgatitur kapacitete shtesë nëpër spitale.

Në një postim në Facebook ai ka folur për një përballje me një valë të tretë, e cila është shumë e fortë, jo vetëm në vend por edhe më gjërë.
“Sipas analizës epidemiologjike, faktori R0 ka rënë nën 1, dhe ne shpresojmë të mbetet i tillë. Ngelim të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe i fshehtë”, shkroi Filipçe.

Baby Boo