Filipçe: Vdekjet ndodhin për shkak se pacientët vijnë me vonesë për trajtim


Ministri i shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe ka folur sot për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 në vend, nga një konferencë e jashtëzakonshme e planifikuar së bashku me kryetarin e komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski.
Filipçe tha se Klinikën Infektive tha se ka ende kapacitete të lira të shtretërve, por duke pasur parasysh gjendjen me koronavirusin por bëhet riorganizim të kapaciteteve spitalore.

Në spitalin Kozle kemi shtuar kapacitetet për 40 shtretër, ndërsa po përgatitën edhe dy departamente në spitalin “8 Shtatorin”. Edhe në spitalet tjera po bëhen rritje të kapaciteteve si Kumanovë, Strumicë dhe Shtip.”
Në Tetovë, thekson Filipçe, ka mbi 100 krevat të lira, ndërsa ka 120 pacientë të shtruar.
Ministri theksoi se internistët privat i kanë lutur që të punojnë në spitalet shtetërore. Filipçe tha se janë siguruar edhe numër i mjaftueshëm i testeve për coronavirus. Të premten, shtoi Filipçe, do të arrijnë 60 respiratorët dhe pajisjet mjekësore të dhuruara nga NATO.
“Propozim Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse ka kaluar në Komision, ndërsa tani pritet të votohet në Kuvend”, deklaroi Filipçe.

“Ligjin e kemi propozuar për shkak se duam t’i ikimi orës policore. Duhet të respektohen këto masa dhe është e mjaftueshme deri tani. Nëse respektohen masat, nuk ka nevojë për orë policore” tha Filipçe.
Filipçe shtoi se numri më i madh i të vdekurve është për shkak se pacientët janë me komorbiditet dhe se vijnë me vonesë për trajtim.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 22 vdekje nga COVID-19 në, që është rekord nga fillimet e pandemisë. Në vend deri dje (25 tetor) ka pasur 7408 raste aktive. Deri tani 919 qytetarë të vendit kanë humbur jetën kurse që nga fillimi, 26954 qytetarë janë prekur nga kjo pandemi.

Baby Boo